Abissnet Superiore/ Vllaznia merr kreun, “Kuqeblutë” mundin Skënderbeun në “Loro Boriçi”

schedule18:56 - 3 Nëntor, 2024

schedule 18:56 - 3 Nëntor, 2024

Ishte një fitore për vendin e parë.

“Kuqeblutë” e Vllaznisë nuk kanë gabuar mbrëmjen e kësaj të diele, teksa kanë mundur në “Loro Boriçi”, Skënderbeun me shifrat 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të, të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Dy gola në pjesën e parë fillimisht nga “bomberi” shkodran Bekim Balaj e më pas nga talenti i sulmit Kevin Dodaj mjaftuan për t’i siguruar djemve të teknikut Thomas Brdardic fitoren e madhe.

Kështu, falë këtij rezultati Vllaznia është ngjitur në vendin e parë të tabelës së Abissnet Superiore me 21 pikë, 1 më shumë se Partizani i vendit të dytë, që do të ndeshet të hënën (nesër), me Teutën, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me 11 pikë, po aq sa Tirana. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!