Dita e sotme ka rezervuar vetëm një sfidë të Abissnet Superiore, e vlefshme për javën e nëntë, e cila do të luhet në stadiumin e Kamzës, ora 13:45.
Teuta-Skëndërbeu do të jetë një sfidë e luftuar, ku do kërkohet fitorja me çdo kusht. Djemtë e detit vijnë pas humbjes me Laçin në ndeshjen e fundit dhe kundër Skëndërbeut do bëjnë maksimumin për t’u ringritut, teksa skuadra si Laçi dhe Vllaznia kanë kërcënuar edhe vendin e tretë që mbahej nga Teuta.
Ndërkohë korçarët vijnë pas fitores me Kukësin dhe ndaj durrsakëve do kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë, të marrin 3 pikët e radhës për t’iu larguar zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit. /f.a/abcnews.al