Është java e shtatë e Superiores dhe ende nuk kanë mundur të regjistrojnë fitoren e parë të sezonit.
“Bardhezinjtë” e Laçit kanë pësuar disfatën e radhës në elitë, mesditën e kësaj të shtune, teksa janë mundur në stadiumin e tyre, nga Teuta, me rezultatin minimal 0-1, me golin e Ledio Beqjas në minutën e 44’-t, që mjaftoi për t’i siguruar “Djemve të Detit” fitoren e madhe.
Kështu, “Kurbinasit” vijojnë të mbeten në vendin e fundit të tabelës, me vetëm tre pikë, pas shtatë javëve të para, pikë që kanë ardhur nëpërmjet tre barazimeve, ndërsa Teuta është ngjitur në vendin e 4-t të tabelës, me 10 pikë. /i.m /abcnews.al