“Abissnet Superiore”, zbret sot në fushën e lojës me dy sfida interesante, të vlefshme për javën e tetë të saj.
Skëndërbeu-Kukësi është sfida e parë për ditën e sotme e cila zhvillohet në Korçë, ora 16:45. Në këtë përballje skuadra e Skëndërbeut do të kërkojë të bëjë surprizën kundër verilindorëve, për të tentuar edhe fitoren e parë në këtë kampionat, ndërkohë nga krahu tjetër kuksianët vijnë si favoritë për të rrëmbyer 3 pikëshin e radhës ndaj një skuadre që ndodhet në fundin e tabelës së klasifikimit.
Vëmendja në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” do të fokusohet e gjitha tek derbi Tirana-Dinamo. Të mërkurën të dyja skuadrat u përballën me njëra-tjetrën në “Kupën e Shqipërisë”, ku Dinamo arriti të mposhte Tiranën me rezultatin 2-0. Në këtë takim “blutë” do kërkojnë të përsërisin veten e tyre, ndërsa “bardh e blutë” kërkojnë ‘hakmarrjen’, për atë humbjen në “Kupën e Shqipërisë”. /f.a/abcnews.al