Ishte padyshim një fitore tejet e rëndësishme.
“Bardhekuqtë” e Skënderbeut arritën një triumf të madh mesditën e kësaj të diele, teksa siguruan tre pikët e plot të transfertën e vështirë të Ballshit, ndaj skuadrës së Bylis, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Abissnet Superiore.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga talenti i sulmit Ermir Rashica, i cili në minutën e 82’-të, lëshon një goditje perfekte, duke zhytur topin në rrjetën kundërshtare.
Falë këtij triumfi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 10 pikëve, por pa ndryshuar vend në renditje teksa pozicionohet në vendin e tetë, po aq pikë sa Tirana, por me një golavarazh më negativ, ndërsa skuadra e Bylis mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 5 pikë, pas nëntë javëve të para të këtij sezoni. /i.m /abcnews.al