Abissnet Superiore/ Shkëlqen Vllaznia, “ngecin” Egnatia e Tirana, Partizani “bie” në Korçë

schedule20:36 - 26 Shkurt, 2024

schedule 20:36 - 26 Shkurt, 2024

Është luajtur java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Tre takimet e para u zhvilluan të dielën.

Sfida Egnatia-Teuta në stadiumin “Egnatia Arena” përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Ndërsa Erzeni mori një fitore të rëndësishme në transfertë, pasi mundi Kukësin me rezultatin 2-1. Kuksianët shënuan të parët, ndërsa në fraksionin e dytë shijakasit përmbysën rezultatin dhe u ngjitën në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” me 28 pikë.

Skënderbeu mundi Partizanin në Korçë me rezultatin minimal 1-0. Korçarët shndërruan në gol një 11-metërsh në minutën e 38-të të pjesës së parë dhe deri në fund mbrojtën fitoren, duke e bërë tepër interesante garën për “Final Four”.

Të hënën u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të. Sfida Tirana-Laçi që u zhvillua në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1.

Ndërsa Vllaznia triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Dinamo City me rezultatin minimal 1-0. Tani shkodranët renditen në vendin e dytë në “Abissnet Superiore” me 43 pikë. /FSHF

Rezultatet dhe renditja:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!