Abissnet Superiore/ Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së tetë

schedule16:56 - 8 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 8 Tetor, 2024

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, gardiani i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.

Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1. /FSHF

Formacioni i javës, Abissnet Superiore:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!