Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 11-të

schedule16:56 - 1 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 1 Nëntor, 2024

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e djeshme me dy sfidat e fundit, Dinamo City – Bylis, që u mbyll me barazimin 1-1 dhe Teuta – Elbasani që përfundoi pa gola.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kuqezi nzbardhën sot edhe formacionin më të mirë të javës dhe trajnerin e javës së 11-të.

Duke nisur nga porta, trajnerët kanë përzgjedhur Razak Abalora (AF Elbasani) si portierin e javës, ndërsa formacioni vazhdon me vijën e mbrojtjes: Indrit Prodani (Laçi), Aurel Marku (KF Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Arsid Kruja (Teuta).

Spikatën këtë javë tre mesfushorët e Laçit, Bylisit e Partizanit: Ëilliam Cordero Melo (Laçi), Arli Pergjoni (Bylis), Kristi Kote (Partizani).

Reparti i sulmit është i përbërë nga: Esat Mala (Vllaznia), Bekim Balaj (Vllaznia) , Archange Bintsouka (Partizani).

Trajneri i javës së 11-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!