Faza e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll sot me dy ndeshjet e fundit, Teuta – Egnatia dhe Skënderbeu – Bylis.
Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta mposhti kampionët në fuqi të Egnatias me rezultatin 2-1. Për durrsakët shënuan Muço Boçi dhe Rrok Toma.
Ndërkohë, sfida tjetër në Korçë mes Skënderbeut dhe Bylisit, përfundoi në barazim 2-2.
Tre ndeshjet e tjera të javës së 18-të u zhvilluan dje. Dinamo City mundi Tiranën në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Vllaznia ndaj Laçit në stadiumin “Loro Boriçi”.
Takimi Partizani – AF Elbasani, i zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi në barazim 2-2.
Pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, kryeson Dinamo City me 31 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Vllaznia që mban vendin e dytë. Partizani renditet i treti, ndërsa Egnatia në vendin e katërt. /FSHF