Ishte një përballje goxha e luftuar dhe kjo u vu re dukshëm në fushën e blertë, megjithatë në fund nuk pati fitues.
“Demat e Kuq” të Partizanit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në transfertën tejet të vështirë, të javës së nëntë të Superiores, ndaj “Verdhebluve” të Elbasanit, me sfidën që u stakua në shifrat 1 me 1.
Golat erdhën që në pjesën e parë, teksa fillimisht ishte “fantazisti” i “Demave”, Agim Zeka, i cili dërgoi topin në rrjetën e vendasve në minutën e 23’-të dhe vetëm 12 minuta më pas kamerunasi Blaise Tsague godet topin saktë duke mposhtur portierin Qirko, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fundin e 90 mintuëshit.
Edhe pse barazim, 1 pikë ka mjaftuar për të ngjitur Partizanin në vendin e parë, me “Të Kuqtë” e kryeqytetit që ngjiten në kuotën e 16 pikëve, një më shumë se Egnatia e Dinamo ndjekëse, ndërsa menjëherë pas tyre ndodhet Elbasani me 14 pikë, po aq sa Vllaznia e Teuta. /i.m /abcnews.al