Abissnet Superiore/ Nuk gabon Partizani, “Demat” e Shehit kapin finalen e 26 majit

schedule22:16 - 17 Maj, 2024

schedule 22:16 - 17 Maj, 2024

“Demat e Kuq”, të Partizanit janë ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Kategorisë Superiore, teksa arritën të fitonin me rezultatin minimal, 1 me 0 ndaj “Bardhekuqve” të Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four”.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në fraksionin e dytë të lojës e më saktësisht në minutën e 48’-të, ku Arinaldo Rrapaj bëri një super kalim dhe i dhuron një asistimi “bomberit”, Archange Bintsouka, me këtë të fundit që e finalizoi topin në fundin e rrjetës dhe i dha avantazhin, por njëkohësisht edhe fitoren Partizanit.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat në minutat në vijim, ky takim u mbyll me rezultatin 1 me 0, teksa pas këtij triumfi, Partizani bëhet finalisti i parë i “Final Four”, ndërsa do të luftojë për titullin kampion në ndeshjen e fundit, që do të luhet më 26 maj, ndërsa finalisti i dytë do të vendoset mes Egnatias dhe Vllaznisë më 19 maj. /i.m /abcnews.al