Ishin padyshim sfida spektakolare dhe këtë e tregon dhe numrin i golave, plot 9 në vetëm dy ndeshje.
Vllaznia dhe Teuta kanë shkëlqyer në sfidat e pasdites të vlefshme për javën e katërt të elitë së futbollit shqiptar, Abissnet Superiore, duke mposhtur rivalët respektivë Egnatian dhe Skënderbeun.
Kështu, në “Loro Boriçi”, “Kuqeblutë” e Thomas Brdaric kanë mundur paqtë kampionët në fuqi të Egnatias, me rezultatin 3-1, ku për vendasit golat e fitores i shënuan Majal, Qato e Balaj, ndërsa për “Rrogozhinasit” topin në rrjetë e çoi Ujka.
Në krahun tjetër Teuta rezistoi deri në fund, duke regjistruar fitoren e ngushtë 3-2, në transfertën e vështirë të Skënderbeut, ku për “Djemtë e Detit” shënuan Beqja, Preknicaj e Kruja, ndër “Bardhekuqtë” u përgjigjën me Nikaj e Rashica, por pa mundur të përmbysin rezultatin. /i.m /abcnews.al