Abissnet Superiore në tre ditë, tani s’ka më dilema për stadiumet ku luhet

schedule12:46 - 18 Nëntor, 2021

schedule 12:46 - 18 Nëntor, 2021

Java e nëntë e Abissnet Superiore do të zhvillohet në tre ditë, ndërkohë që ka pasur pikëpyetje në lidhje me stadiumet ku do të luheshin disa nga ndeshjet.

Kështu, të shtunën Vllaznia do të presë Kastriotin në Shkodër, kurse Partizani me Laçin do të luajnë në stadiumin “Air Albania”.

Teuta këtë javë ka zgjedhur të luajë në Kamzë. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën në orën 13:45, kurse një ditë më pas Dinamo zhvendoset në Elbasan për të pritur Egnatian.

Po të hënën luan edhe Kukësi, që Tiranën e vendit të parë e sfidon në “Loro Boriçi” dhe jo në stadiumin “Air Albania”.

/ abcnews.al