Laçi gjen më në fund fitoren në Kategorinë Superiore, ku nuk merrte tri pikët prej 9 ndeshjesh. Ekipi kurbinas triumfoi 0-1 në fushën e Teutës, duke zhvendosur pikërisht në vendin e tetë ekipin durrsak, një rival i drejtpërdrejtë për objektivin mbijetesë.
Një ndeshje e dominuar me raste nga Teuta, goditi madje traversën me Dacin, por golin e gjetën miqtë në minutën e 72′-të nëpërmjet një kundërsulmi. William Cordero Melo, e ndoqi deri në fund aksionin dhe në një pozicion të volitshëm nuk gaboi, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit.
Në minutat e mbetura Teuta bëri gjithçka për të shmangur të paktën humbjen, por nuk pati qartësinë e duhur në përmbylljen e aksioneve, teksa rasti më flagrant ishte ai i humbur nga Gjini në minutën e tetë shtesë, megjithatë në fund pasi festë për skuadrën kurbinase, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Teuta e tetë më pak se Dinamo e vendit të katërt, që është në zonën “Final Four”. /i.m /abcnews.al