Kukësi dhe Teuta kanë dhuruar spektakël në Elbasan Arena.
Djemtë e Detit triumfuan 2-3 në një ndeshje që pati vetëm përmbysje.
Teuta e nisi mirë sfidën teksa ndëshkoi Kukësin në rastin e saj të parë me Albano Aleksin, por Kukësi kundërprgjigjet me 2 gola të shpejtë me autor, Vitor Feijao 12′, dhe Taipi 27′.
Kur u mendua se verilindorët do ta kishin të lehtë, Djemtë e Detit realizuan 2 gola të tjerë, fillimisht barazoi Plaku 32′ dhe Koubemba 44′.
Ndërkohë, pjesa e dytë nuk pati gola teksa vlen të theksohet se të dyja ekipet u ndëshkuan me të kuq, Taipi për Kukësin dhe Daja për Teutën.
Pas 4 javësh, Teuta mban kreu së bashku me Tiranën me nga 8 pikë, ndërsa Kukësi zbret në vendin e 3 me 7 pikë. /abncews.al/