Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Skuadrat do të rikthehen sërish në fushën e lojës, teksa tre prej sfidave do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa dy takimjet e tjera të kësaj jave do të luhen më 2 mars.
Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – Dinamo City janë dy ndeshjet hapëse të javës së 26-të. Pas fitores ndaj Partizanit në shtëpi, korçarët do të udhëtojnë këtë javë drejt Laçit, me takimin që do të luhet në stadiumin e Laçit duke nisur nga ora 13:30. Në të njëjtën orë, Egnatia do të presë në shtëpi Dinamo City-n. Ndeshjet e kësaj dite do të mbyllen me sfidën Partizanit – Kukësi, që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në ora 17:00.
Ndërkaq, të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera mjaft emocionuese të javës së 26-të. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 17:00, teksa në po të njëjtën orë do të përballen me njëra-tjetrën edhe Teuta me Erzenin, me sfidën që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”./ h.ll/abcnews.al