Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të mërkurën dhe të enjten.
Laçi-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia janë dy sfidat e para të javës që do të luhen në orën 14:00. Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, ndërsa në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Egnatia.
Dita e mërkurë do të mbyllet me takimin Skënderbeu – Partizani. Ndeshja do të luhet në Korçë në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 17:00.
Të enjten në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të. Dinamo City – Bylis do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana”. /FSHF