Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 “Abissnet Superiore” Egnatia-Vllaznia për vendin e tretë, ja lojtarët e përzgjedhur në formacionin titullarë

schedule12:34 - 8 Nëntor, 2021

schedule 12:34 - 8 Nëntor, 2021

Egantia-Vllaznia është sfida e fundit e javës së tetë të “Abissnet Superiore”, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, ora 13:45.

Një sfidë interesante sepse të dy skuadrat ndodhet në kuotë të njëjtë pikësh, në tabelën e klasifikimit me 9 pikë.

Eganatia shpesh herë është cilësuar si surpriza e këtij sezoni, edhe në këtë ndeshje tifozët shpresojnë se skuadra e tyre të jetë surprizë, duke mundur Vllazninë.

Në këtë takim rrogozhinasit vijnë pas barazimit me Partizanit dhe janë më të motivuar se kurrë që ditën e sotme të marrin 3 pikëshin.

Nga ana tjetër shkodranët nuk po kalojnë një moment të mirë sepse në dy ndeshjet e fundit nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë, dhe kundër Egnatias kërkojnë pikët e kthesës.

Trajneri Gugash Magani do të bëjë ca ndyshime në formacion nga ndeshjet e kaluara, për shkak edhe të mungesave të Shtubinës dhe Imerit, dy ish-të Vllaznisë në të kaluarën.

Ndërkohë Thomas Brdaric do të ketë vetëm një mungesë atë të Gjurgjevic.

Formacionet e zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmucca, Telushi, Iseni, Jackson, Çyrbja, Imeri, Pedro   Trajner: Gugash Magani

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Aralica, Latifi   Trajner: Thomas Brdaric /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!