Ditën e sotme do të luhen dë ndeshjet e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, ora 13:45.
Sfida mes Egnatias dhe Teutës është një sfidë interesante. Dueli mes tyre do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në Rrogëzhinë. Favorite në këtë takim shikohen kampionët në fuqi, por rrogozhinasit kanë treguar se nuk janë rastësisht në superiore, duke u cilësuar si surpriza e kampionatit deri në këto momente, duke grumbulluar 8 pikë në 6 ndeshje, po aq sa Teuta kampione.
Dueli tjetër është ai mes Laçit dhe Kastriotit. Dy skuadra që ndodhen në vendet e rrezikut, do të kërkojnë fitoren për të qenë më të qetë. Kurbinasit do kërkojnë kthesën në këtë ndeshje pas largimit të trajnerit Dejan Vukoviç, me Sero Noka që ka marrë drejtimin e skuadrës. Kastrioti vjen pak më i qetë në këtë ndeshje, nga fitorja e javës së kaluan ndaj Skenderbeut. Ky takim mes tyre do jetë një duel për vazhdimësinë e dy skuadrave. /f.a/abcnews.al