Abissnet Superiore/ Barazim në Rrogozhinë, Egnatia e Vllaznia ndajnë pikët në javën e 13-të

schedule15:56 - 9 Nëntor, 2024

schedule 15:56 - 9 Nëntor, 2024

Ishte rezultati më i drejtë për këtë sfidë.

Egnatia e Vllaznia e kanë nisur me barazim javën e 13-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, me kampionët në fuqi dhe “Kuqeblutë” e Shkodrës që kanë stakuar në shifrat 1-1 sfidën në “Arena Egnatia”.

Goli i parë erdhi nga vendasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë falë “fantazistit” të mesfushës, Regi Lushkja, për t’u barazuar gjithçka në minutën e 57’-të, falë talentit 19-vjeçar Kevin Dodaj, i cili shënon golin e dytë radhazi, dhe për këtë sezon, me fanellën e shkodranëve.

Falë këtij rezultati, Vllaznia ngjitet në vendin e parë të renditjes me 22 pikë, 1 shumë se “Demat e Kuq” të Partizanit, ndërsa Egnatia ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!