Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Abellan ka regjistruar fshehurazi, ndodh për të më dëmtuar”, Perez flet për deklaratat e bujshme

schedule13:57 - 13 Korrik, 2021

schedule 13:57 - 13 Korrik, 2021

Ditën e sotme El Confidencial zbuloi disa audio-përgjime të Florentino Perez të regjistruara nga gazetari José Antonio Abellán. Presidenti i Real Madrid në vitin 2006, kur janë regjistruar audiot, shprehet se Raul e Casillas nuk janë për Real Madrid dhe akuzon më rëndë sulmuesin.

Pas këtyre përgjimeve ka reaguar përmes një deklarate zyrtare në faqen zyrtare të Real Madrid vetë Perez, i cili shprehet se ato deklarata kanë dalë nga konteksti dhe janë regjistruar në mënyrë të fshehtë nga Abellán. Sipas Perez kjo bëhet për të dëmtuar imazhin e tij.

“Duke pasur parasysh lajmet e transmetuara në El Confidencial, në të cilat grumbullohen frazat që më atribuohen, mendoj se është e nevojshme të sqaroj: Frazat e riprodhuara shqiptohen në biseda të regjistruara në mënyrë të fshehtë nga Z.Jose Antonio Abellán, i cili po përpiqet t’i shesë ato prej shumë vitesh, por pa sukses.



Është e habitshme sesi tani, pavarësisht nga koha që ka kaluar, gazeta El Confidencial vendos t’i publikojë. Ato janë fraza të shkëputura të bisedave, të marra nga konteksti i gjerë në të cilin ndodhin. I riprodhojnë tani, pasi kanë kaluar kaq shumë vite që nga ato biseda.

E kuptoj se kjo ndodh për shkak të pjesëmarrjes sime si një nga promovuesit e Superligës. E kam vënë çështjen në duart e avokatëve të mi, të cilët po studiojnë veprimet e mundshme për të ndërmarrë”, shkruan presidenti i Real Madrid në reagimin zyrtar të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!