Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Abdixhikut i jepet shans i dytë/ Kreu i LDK fiton votëbesimin, por me një diferencë të ngushtë

schedule12:06 - 31 Korrik, 2026

schedule 12:06 - 31 Korrik, 2026

Lumir Abdixhiku, i mbijetoi edhe një tjetër sfide politike edhe pse qëndrimin në krye të LDK nga shkarkimi i tij i ndanë vetëm pak vota.

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë të mbajtur pasditen e të enjtes, morën pjesë 328 delegatë nga 355 me të drejtë vote.

Me rezultatin e ngushtë të atyre që donin një kryetar të ri dhe atyre që e votëbesuan përsëri, mesazhi brenda LDK gjithsesi është i qartë: ish partia e Rugovës ka probleme brenda saj.



Një ditë pas rikonfirmimit si kryetar, Abdixhiku, ka shprehur respekt edhe për delegatët që nuk e mbështetën në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, duke theksua se demokracia nuk kërkon njëzëshmëri, por respekt për mendimin ndryshe.

“Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sipas Abdixhikut, periudha e fundit ishte një sprovë për partinë, por ajo nuk duhet t’i ndryshojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky subjekt politik, dikur më i madhi në Kosovë.

Menjëherë pasi i mbijetoi mocionit për shkarkim, Abdixhiku solli në vëmendje bisedimet me Vetëvendosjen, duke thënë se periudha e ngrirjes së bisedimeve ka kaluar, dhe partia do të bashkëpunoj për kapërcimin e krizës institucionale.

Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, u takuan me Albin Kurtin më 10 korrik, për çështjen e krijimit të institucioneve të reja.

Ndonëse takimi nuk prodhoi ndonjë rezultat, Kurti dhe Abdixhiku pas takimit shprehën gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje.

Abdixhiku e thirri kuvendin e jashtëzakonshëm më 27 korrik, pasi qindra delegatë dorëzuan nismën për shkarkimin e tij, pas pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve të qershorit, ku LDK-ja doli fuqia e tretë politike me 18 deputetë, në Kuvendin me 120 mandate.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!