Për të disatën herë radhazi ka dështuar mbledhja për konsolidimin e Kuvendit të Kosovës. Që nga zgjedhjet e shkurtit Kosova është ende pa një qeveri të re. Lëvizja Vetëvendosja ka numrin më të lartë, por të pamjaftueshëm për të formuar Kuvendin, e megjithatë nuk është gjetur akoma një marrëveshje mes saj dhe palëve te tjera opozitare.
Nga ana tjetër Albin Kurti nuk e ka gjetur ende guximin për të krijuar një marrëveshje. Në “Balkan Update” në ABC Neës, Naim Rashiti u shpreh se e shikon të lartët ditën ku do të formohet Kuvendi i Kosovës.
Ai shtoi se Kurti duhet të arrijë të krijojë një marrëveshje me partitë e tjera opozitare. Sipas tij një qeveri minore do të ishte më mirë se sa zhvillimi i zgjedhjeve të reja të parakohshme.
“Do të ishte zgjidhje e mundur nëse VV do arrijë numrat e duhur. Të gjithë kemi pritur se do të gjente partner minorë. Një qeveri minore do të ishte më mirë se zhvillimi i zgjedhjeve të reja. Sistemi elektoral i Kosovës është proporcional, kemi katër liderë që nuk kanë qëndrime të konsoliduaka. Kemi dhe presidenten që është faktori pesë që do të rrisë ose do të zvogëlojë peshën. Por duket shumë e vështirë për të pasur një qeveri stabile. Krijimi i qeverisë është ende shumë larg, Kurti duhet të guxojë për krijimin e një marrëveshjeje.
Në këtë fazë nuk shikoj asnjë guxim as nga liderët e VV dhe as nga liderët e PDK, janë dy blloqe që akoma nuk kanë krijuar një marrëveshje të mundshme. Mund të ndodhë, por është larg. Nuk pres ndonjë ndryshim me këto dy blloqeve. VV duhet të krijojë hapësirën e nevojshme”, tha Naim Rashiti.