ABC dhe Abcnews.al publikojnë rezultatet e projeksionit të parë për zgjedhjet e 25 Prillit pas përfundimit të votimeve në të gjithë vendin.
Rezultatet janë kalkuluar nga kompania izraelite “Geo Cartography” dhe publikohen për herë të parë në ABC më shumë se një orë nga përfundimi i procesit zyrtar të votimit.
Kjo kompani ka eksperiencën e saj të suksesshme, pasi parashikoi saktë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
ABC dhe Abcnews.al e kanë nisur me një raportim maratonë gjatë ditës së sotme për shqiptarët, me gazetarë në studio dhe në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë ndjekur ecurinë e procesit të votimit dhe të numërimit që nga hedhja e votës së parë në kuti deri në transportimin e kutive në qendrat e numërimit.
REZULTATET
Agim Tutulani është duke publikuar të dhënat e projeksionit të “Geo Cartography” në ABC duke zbardhur deri më tani se sa mandate merr secila parti në qarqet e vendit. Deri më tani janë zbardhur parashikimet për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, e cila surprizon sipas Tutulanit duke marrë dy mandate.
Kështu, sipas tij, në Gjirokastër mandatet ndahen 2 me 2 mes PS-së dhe PD-së, po ashtu një ndarje barabartë mes PS dhe PD me nga 5 mandate ndodh edhe në Korçë, ndërsa 1 mandat pritet ta marrë LSI.
Sa i përket Shkodrës, “Geo Cartography” projekton 6 mandate të PD-së, 3 mandate të PS-së dhe 1 mandat të Tom Doshit duke lënë pa deputetë Jozefina Topallin dhe LSI-në.
Ndërkohë, në Elbasan raportohet se PS i ka të çimentuara 7 mandate dhe lufton për mandatin e 8, ndërsa PD pritet të marrë 6 mandate, kurse LSI merr 1 mandat. Tutulani shprehet se PS mund t’ja marrë PD-së mandatin nëse shkon në mandatin e 8.
Mandatet sipas “Geo Cartography”
Korça
PS – 5 mandate
PD- 5 mandate
LSI – 1 mandat
Gjirokastër
PS – 2 mandate
PD -2 mandate
Shkodër
PS- 3 mandate
PD – 6 mandate
PSD -1 mandat
Elbasani
PS – 7 mandate
PD – 6 mandate
LSI – 1 mandat
NDIQ LIVE REZULTATET
https://youtu.be/ACId3D5I4VY
SONDAZHI
23:54– Beteja për Tiranën, projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet mes PS, PD e LSI në kryeqytet
23:39– PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PS, PD dhe LSI në Durrës
23:33– Pikëpyetje për LSI dhe surpriza nga minoriteti, projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet në Vlorë
22:38– Eksperti në ABC: Nëse PD dhe LSI do hynin bashkë në zgjedhje do merrnin 73-78 mandate
22:30 — PROJEKSIONI/ PD rritet ndjeshëm në Elbasan, PS “çimenton” 7 mandate
22:18 — PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër
22:07–PD surprizon PS-në në Gjirokastër, projeksioni: Si ndahen mandatet
21:55– Projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet në Shkodër
21:55– Gara në Korçë, eksperti në ABC: PD-ja i merr PS-së një mandat, ndahen 5 me 5
21:14–Tutulani në ABC: Numrat tregojnë që opozita e ka barazimin në xhep
21:13: SONDAZHI/ Tutulani: PS merr 69 mandate, Tom Doshi nuk merr më shumë se dy deputetë
21:13: Eksperti zgjedhor: 62% e të rinjve kanë votuar opozitën
21:02–Eksperti në ABC: PS rrezikon të humbas edhe mandatin e 8-të në Fier
20:57–48.56% pjesëmarrje, Berat Buxhala: Kjo shifër tregon fitoren e opozitës
20:50–Eksperti zgjedhor publikon shifrën e papritur në ABC: Tirana, pjesëmarrje masive
20:29–Berat Buzhala: Rama tregoi që nuk i ka 71 mandate, lëvizja që pritet të bëjë
/mv.abcnews.al