ABC tek “Shefqet Ndroqi”, orët e fundit të 2020 për pacientet që luftojnë me Covid-19

schedule08:31 - 1 Janar, 2021

schedule 08:31 - 1 Janar, 2021

Na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, por për të shtruarit dhe ekipet mjekësore në spitalin “Shefqet Ndroqi” kjo është thjesht një natë tjetër larg familjarëve.

ABC ishte sonte të ambientet e spitalit Covid-2 për të parë më nga afër situatën e të sëmurëve, një pjesë e të cilëve shpreheshin të mërzitur që ndodheshin larg të afërmve, por nuk ngurronin të uronin që nga shtrati i spitalit për një vit të gëzuar.

Mjekia Irma Tashi, e cila sonte do të qëndrojë në shërbim të pacientëve thotë se gjatë pjesës tjetër të natës në shërbim janë edhe një mjeke specializante, një reanimatore dhe kardiologu bashkë me stafin infermieror dhe sanitar.

Një nga pacientët thotë që e ka të vështirë që ndodhet larg familjes ndërsa tregon se prej tetë ditësh ndodhet i shtruar.

Kurse, një tjetër, uron: “Një vit i gëzuar për të gjithë këta njerëz që janë këtu, të shërohen sa më shpejt. Jam një çikë e mërzitur që jam larg, po me kurojan që më kanë dhënë mjekët do ta kapërcejmë.”

Mjekia Tashi thotë se kur të afrohet ora për ndërrimin e vite do të shkojë në çdo dhomë për t’u uruar pacientëve Vitin e Ri. s.b/abcnews.al/