Abc/Story: Mitologjia greke flet shqip

schedule20:16 - 10 Prill, 2022

schedule 20:16 - 10 Prill, 2022

Në vitin 1968 RAI – televizioni shtetëror italian realizoi me sukses filmin ODISEA.

Sikur të ishin ndriçuar nga një forcë madhore, regjisorët italianë kishin zgjedhur, në rolet kryesore ata zgjodhën dy artistë me gjak shqiptar: madhështorin Bekim Fehmiu dhe divën greke me origjinë arvanitase – Irene Papa’s.

Filmi, që pati një sukses botëror, ishte i bazuar në veprën me të njëjtin titull të Homerit, personazhet e të cilit listohen si pjesë integrale e mitologjisë greke.

Pikërisht këtu, te mitologjia, studiues të ndryshëm, përditë e me tepër janë duke identifikuar edhe një tjetër lidhje me origjinë shqiptare. Një lidhje që motivon denjësisht prezencën e artistëve me gjak shqiptar në filmin “Odisea”.

Bëhet fjalë për emrat e personazheve kryesorë të Homerit, një shumicë e të cilëve marrin kuptim të shpjeguar përmes mundësive që ofron gjuha shqipe.

Sigurisht që gjithçka tenton ky punim është vetëm një ide, një sprovë dhe aspak një deklarim përfundimtar shkencor. Një sprovë që me kast po e nisim me personazhet mitologjikë të poemave të Homerit, pasi subjekti i tyre është i thjeshtë dhe i njohur për shumëkënd.

Më poshtë ndiqni emisionin e plotë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!