Abcnews.al ka siguruar dosjen si u zbulua sanitarja Tire Alldervishi që hiqej si infermiere. Përmes dosjes mësohet se vajza e cila kishte të shtruar në pavijonin 2 nënën e saj të sëmurë me Covid ka kërkuar nga “infermierja” kundrejt pagesës që ti shërbejë nënës së saj.
Ndërkohë duket se biseda me një doktoreshë të pavijonit ku qëndronte 55 vjeçarja e cila i ka pohuar vajzës së viktimës se Tirja nuk ishte infermiere por sanitare, dhe nuk ishte pjesë e pavijonit të saj.
Sanitarja kundrejt pagesës i ka dërguar vajzës foto dhe video të nënës së saj gjatë kohës që ajo ishte e shtruar, dhe hiqej herë pas here sikur ishte pjesë e stafit që i shërbente të ndjerës.
Biseda e vajzës me doktoreshën:
Doktoresha: Alo…!
Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin….!
Doktoresha: Po!
Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës, nëse më mban mend!
Doktoresha: Po, po patjetër, si je ti?
Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…! Tirja ka qenë infermier, apo sanitare në spitalin tuaj?
Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavjonin tonë, nuk ka lidhje fare me ne si pavion.
Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, sanitare apo infermiere?
Doktoresha: Sanitare
Ndërkohë pas marrjes së lajmit se ishte e mashtruar nga një person që hiqej si infermiere, vajza e 55 vjeçares që humbi jetën tek Covid 2 ka marrë sërish në telefon Tire Alldervishaj.
LEXO EDHE: Mori 8 mln lekë rryshfet nga vajza e pacientes, sanitarja e COVID-2 përlotet në sallën e gjyqit
Në këtë komunikim denoncuesja ka kërkuar nga sanitarja që ti kthejë shumën prej 8 mln lekësh që i kishte marrë në këmbin për ti shërbyer nënës së saj e cila humbi jetën 28 ditë pas betejës me Covid.
Biseda mes Tires dhe denoncueses:
Denoncuesja: Tire si je? Ka mundësi të flasim dy minuta?
Sanitare Tirja: Këtu në rrugë?
Denoncuesja: Këtu, se s’kam vend tjetër. Nuk e di, a e ke marrë vesh për mamin tim?
Sanitare Tirja: Po, që ju la…Qoftë e xhenetit, ju pastë lënë uratën!
Denoncuesja: Nga ty jam shumë…
Sanitare Tirja: Unë, sa pata mundësi, sa pata në dorë…
Denoncuesja: Unë jam shumë e zhgënjyer, unë të dola borxhit edhe po të dal. Të thashë: Tire nuk dua asnjë lek nga ça kam dhënë për të tjerët, ti e di shumë mirë shumat, sa janë marrë. Unë kam nevojë për ato lekë tani, se e kam babin në gjendje shumë të rëndë.
Sanitare Tirja: Dëgjo e lejmë një ditë, se jam me nusen e vëllait..!
Denoncuesja: Tani, unë dua vetëm një përgjigje!
Sanitare Tirja: Do flasim dhe unë kam qenë shumë e hallakatme.
Denoncuesja: Tire, unë babin e kam në gjendje shumë të rëndë.
Sanitare Tirja: E di, e di.
Denoncuesja: Unë kam shumë nevojë për ato lekë!
Sanitare Tirja: Nuk ke pse e bën aq të madhe, s’ka lënë jevg e harrixhi… pa më thënë…
Denoncuesja: Unë kam mbledh gjithë infermierët dhe doktorët dhe më kanë thënë nga Tirja s’kemi marrë asnjë…
Sanitare Tirja: Unë të thashë, më thuaj një?
Denoncuesja: Edhe kur ke bërë telefonatën me Titin, kush ishte sanitare, apo nuk e di, kur është bërë telefonata me Titin, ka thënë, që më ka dhënë dy herë nga 5 mijë-10 mijë.
Sanitare Tirja: Ani, pse të jap unë ty 10 mijë lekë, sa ia fute klizmën?
Denoncuesja: Si? O Tire, sa jepja unë për infermierët?
Sanitare Tirja: Pse t’i jap unë 20 mijë lekë?
Denoncuesja: Po ti m’i merrje mua dhe unë t’i jepja ty. Po ti më thoshe mua: nuk i dua ato lekë, se nuk i ka bërë.
Sanitare Tirja: Po a më the ti mua të shikoje, kush e bën punën?
Denoncuesja: Po pra, shikoje kush e bën punën, po ti s’më ke thënë ndonjëherë mua: “Merre këtë 10 mijë lekshin se i dhashë 10 mijë lekë”!
Sanitare Tirja: Jo nuk ta kam thënë, kjo është e vërtetë, po ne s’mbaruam punë bashkë.
Denoncuesja: Nuk po llogaris lekët, që kam dhënë për infermierët, që kanë qenë lekë pa fund. Më ka shkuar dhe 250 mijë dita, që ti e di shumë mirë.
Sanitare Tirja: O Ani, po ti e di, pse nuk e more me e ballafaquar, vetëm të nxirrje të vërtetën si është? …
Denoncuesja: Të ballafaqoj unë, po n.q.s të ballafaqoj me infermierë, që s’kanë marrë lekë, ça do bësh? Ok, do e ballafaqojmë edhe këtë pjesë, unë jam gati, që sot me e ballafaquar edhe këtë pjesë.
Sanitare Tirja: Po unë prandaj të thashë të merremi vesh si njerëz ..!
Denoncuesja: Unë që sot jam gati të ballafaqohemi me këdo!
Sanitare Tirja: Mua s’më erdhi mirë, se e kishte marrë vesh gjithë Sanatoriumi. Të thashë: hajde flasim si njerëz…!
Denoncuesja: Tire! Para jetës së mamit, që sot kalbet në dhe, mua më ikën shumat e lekëve…
Sanitare Tirja: Me Bonën, çfarë është ai tjetri, me Mirelin, s’ishin këta çunat pyeti një për një…
Denoncuesja: Ok! Unë do e ballafaqoj. Jam shumë gati, që ta ballafaqoj me të gjithë, se unë i ula të gjithë edhe Bona edhe të gjithë më kanë thënë, që nuk kemi marrë lekë…
Sanitare Tirja: Sinqerisht e ke…?!
Denoncuesja: Sinqerisht e kam dhe jam e sigurtë për këtë pjesë. Tire! Mami im po kalbet ne dhe sot. Babi është drejt asaj rruge. Unë jam vetëm me dy fëmijë të vegjël, kam dy muaj, që nuk i shoh fëmijët me sy…të dola borxhit, o Tire edhe të thashë po të fal.
Sanitare Tirja: Është e vërtetë. Unë këtë desha, të bisedonim bashkë me qetësi…
Denoncuesja: Megjithatë, unë dua, që të më thuash, se kur do të m’i japësh lekët? Pak nga pak, si do m’i japësh të paktën pjesën, që me ke marrë mua?
Sanitare Tirja: Do ta gjejmë zgjidhjen…
Denoncuesja: Unë pres përgjigje nga ty
Sanitare Tirja: Do flasim prapë!
Denoncuesja: Në rregull!
Ndërkohë këtë të enjte gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për sanitaren mashtruese. /abcnews.al