ABC News te shtëpia e Xhisiela Malokut në Fushë-Krujë

schedule15:12 - 1 Tetor, 2018

schedule 15:12 - 1 Tetor, 2018

ABC News shkoi në shtëpinë e Xhisiela Malokut midis Niklës dhe Fushë-Krujës. Familjarët nuk donin as të filmoheshin dhe as të flisnin. Kurse patrulla e policisë, e cila ishte vendosur për të mbrojtur vajzën e dhunuar, nuk ndodhej pranë shtëpisë, dhe sipas gjyshit ata po ndërrnonin turnin.

Në pamje tregohet shtëpia e Xhisiela Malokut. Ndërtesa ku jeton vajza 25 vjeçare ndodhet shumë afër me dhunuesin e saj të arrestuar, Rexhep Rrajën. Është kufiri midis fshatit Nikël dhe fshatit Larushkë në Fushë-Krujë, 400 metra larg rrugës nacionale. Njëkatëshe e rrethuar me avlli dhe me pemë. Brenda saj janë familjarët e Xhisielës. Askush nga ta nuk del në rrugë. ABC News shkoi aty për të biseduar me të afërmit.

I vetmi person që doli ti takojë ishte gjyshi i Xhisielës, i cili u kërkoi gazetarëve të largoheshin. Jashtë kamerës ai u tha se familjes Maloku po i shkatërroni jetën të gjithë. Kur ABC News ishte aty, patrulla e policisë e vendosur për mbrojtje të Xhisielës nuk ndodhej. Por gjyshi i saj i tha gazetarit se paradite makina ishte. Një police dhe një polic kanë qëndruar para portës. Ata kishin lëvizur për të ndërruar turnin.

Gazetar: Ahmet Zani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!