Saimir Gregu u shpëtua pas një operacioni që zgjati disa orë sot mes rrenojave në Durrës.
Forcat Speciale punuan me shumë kujdes deri në nxjerrjen e tij prej rrënojave të shtëpisë që e kishin zënë poshtë.
Pas konfirmimit që ishte gjallë dhe nxjerrjes nga rrënojat pati brohorima mes punonjësve dhe të pranishëmeve që ishin aty.
Gazetari i Abc News Andi Qosja dhe operatori Ndriçim Maku kanë siguruar pamjet fill pas shpëtimit të Saimirit, i cili duket i vetëdijshëm, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pësuar ndonjë thyerje apo dëmtim të ngjashëm për shkak të qendrimit nën rrënoja.
Deri më tani janë shënuar 19 viktima nga tërmeti i mëngjesit, ndërsa është raportuar për më shumë se 600 të lënduar, një pjesë e mirë e të cilëve kanë marrë ndihmë. /abcnews.al