ABC News siguron videon e dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia

schedule13:03 - 20 Korrik, 2018

schedule 13:03 - 20 Korrik, 2018

Del videoja e rrahjes së avokatit Ilia Ilia para Prokurorisë së Durrësit. Dy persona e qëlluan me grushte në kokë dhe u larguan me vrap.

ABC News ka siguruar videon kur para prokurorise ne  Durrës, u sulmua avokati Ilia Ilia. Agresoret siç i shikoni dhe në pamje janë dy, të veshur me treçerekshe dhe të pambuluar.  Kurse  njëri prej tyre mbante një kapele.

Ilia Ilia ishte duke biseduar me një person tjetër, i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës, kur aty afrohet njëri nga autorët.

Pasi Ili Ilia largohet nga bashkëbiseduesi, takohet me dhunuesin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë. Pas tij shkon dhe autori i dytë. Inspektori i policisë, Lasku tentoi ta mbrojë avokatin, por dy autorët largohen me vrap.

Një ditë më parë avokatit Ilia tha se një prej dhunuesve quhet Edmond Voga. Ai akuzoi  prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut dhe Lul Berishës./abcnews.al