ABC News siguron pamjet e momentit, kur policia ndaloi paraditen e sotme kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.
Ai u shoqërua, kur sapo kishte dalë nga zyra dhe ishte i shoqëruar nga persona të tjerë. Para se Frrokaj të dilte, disa makina policie kishin bërë më herët sigurimin e perimetrit të zonës, sipas protokolleve të sigurisë.
Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ishte duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit, dy makina, e ndaluan në rrugë dhe njëri prej oficerëve i ka komunikuar se duhet të shkonte në polici.
Fran Frrokaj siç duket edhe nga pamjet nuk i ka bërë aspak rezistencë kërkesës së bërë ndaj tij dhe ka pranuar të shkojë në polici duke u futur brenda në makine. Ende nuk dihet nëse atij i paraqiten ndonjë dokument zyrtar për ndalimin e tij apo jo./abcnews.al