Policia Shqiptar, Guarda di Finanza dhe DEA amerikanë kanë zhvilluar një megaoperacion antidrogë në det dhe në tokë në Vlorë.
Mësohet se është goditur një grup kriminal në fushën e narkotikeve, i cili është kapur duke këmbyer mallin.
Gjatë operacionit janë shoqëruar 10 persona, ndërsa janë arrestuar 6, shqiptarë dhe të huaj.
Policia ka bllokuar 4 gomone, njëra prej e pajisur me 3 motorë dhe gjithashtu një velierë është djegur nga trafikantët në momentin që kanë parë policinë.
Grupi kriminal e ka bazën në Fushe Kuqe, Kurben, ndërsa ka qenë nën survejimin e policisë për disa muaj./abcnews.al