Krimi makabër, Drita Saliajn e përdhunuan dhe më pas e mbytën, zbardhet dosja

schedule08:18 - 14 Janar, 2020

schedule 08:18 - 14 Janar, 2020

Gazetarja e “Abc News” Valbona Davidhi ka siguruar dosjen e prokurorisë për ngjarjen e Mallakastrës ku u vra në mënyrë barbare Drita Saliaj, 51 vjeçe. Në dosjen e prokurorisë thuhet se autori kryesor i krimit, është Ervis Zotaj, 26 vjeç nga fshati Gjerbes. Ai është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer vepren penale te “Vrasja me paramendim”, e kryer ne bashkepunim. Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë janë Sindi Shehaj, 16 vjec dhe dhe Luis Saliaj.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se 3 autorët kanë shkuar në shtëpinë e Drita Saliajt për të blerë hashash. Aty ka patur një debat për çmimin e drogës. I pandehuri Luis Shehaj ka rrëfyer se  “Ervis Zotaj i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me të”.

Pjesë nga dosja hetimore:

Ne daten 04.01.2020, rreth ores 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thene qe te shkonte ne Gjerbes ta takonte pasi ashtu e kishte punen.Ne keto rrethana eshte nisur me makinen e tij e ka shkuar tek Luisi, ku jane takuar ne afersi te baneses se ketij te fundit.

Ne bisede e siper i ka thene te linte aty makinen e tij e te merrte ate te Ervis Zotaj, pasi do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliajt.Pas kesaj kane shkuar tek banesa e kesaj te fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thene qe te mos hynte brenda pasi kishte pak pune.

Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki.

Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash.

Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashashin ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina.
Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te.

Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten.Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit.

Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit.Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit.

Rreth ores 03:00, te dates 05.01.2020, kane mbritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kane zbritur nga makina dhe e kane hedhur menjehere ne uje.Pas kesaj jane kthyer ne Gjerbes ku ka marre makinen e tij dhe eshte larguar per ne banesen e vet, ndersa Ervisi e Luisi kane shkuar perseri tek banesa e Drita Saliaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!