“ABC News” ishte sot tek Rruga “Irfan Tonimi”, ku dy të infektuarit me koronavirus, prej ardhjes në Tiranë më 26 shkurt kanë zhvilluar aktivitetin e tyre të biznesit.
Pas shumë orësh, bari u dezinfektua. Ndërkohë, qytetarët e zonës shprehen të frikësuar për përhapjen e virusit, që ka marrë mijëra jetë njerëzish.
Kjo është rruga, ku dy të infektuarit, babë e bir, me inicialet P.K.. 28 vjeç dhe V.K 54 vjeç, prej datës 26 shkurt kur kanë hyrë në Shqipëri, vijuan me aktivitetin e tyre të biznesit.
Ndërsa ky është bari në pronësi të tyre dhe siç e shikoni edhe paraditen e kësaj të hëne kishte njerëz.
Dezinfektimi i lokalit është bërë shumë orë më vonë nga Inspektoriati Shtetërorë Shëndetësorë, e për pasojë është mbyllur.
Në rrugën “Irfan Tomini”, pranë Pallatit me Shigjeta kishte pak njerëz që ishin duke zhvilluar aktivitetin e përditshëm. Për mikrofonin e “ABC Nws”, ata shprehën të frikësuar dhe evidentojnë faktin që kontollet në pikat kufitare duhet të ishin më strikte.
“Mënyra se si ka ardhur personi është problem. Nuk është kontrolluar fare”, tregon gruaja.
“Kjo është diçka që nuk i shpëton. Tani që u fut do të marrë rrugën si të gjithë vendet e tjera”, u shpreh një tjetër banor i zonës.
Qytetarë të tjerë thonë se prej kohësh janë duke treguar kujdes; nuk takojnë njerëz nga afër dhe mbajnë një distancë të mjaftueshme, siç edhe demonstohet në këtë komunikim me ta.
“Kemi kohë që ruhemi. Kemi fëmijë, mos e paçim kismet”, shprehet një tjetër qytetare./abcnews.al