ABC News është duke kryer një vëzhgim në gjithë zonat ku është thënë se janë vatrat më të mëdha të përhapjes së Koronavirusit. Një nga këto është edhe pjesëmarrja në varrime.
Duket se shqiptarët janë ndërgjegjësuar, që nuk duhet të marrin pjesë në këto ceremoni për të evituar përhapjen.
Gazetari Maksi Rama ka qenë në varrezat e Tufinës për të verifikuar këtë fakt.
Siç raporton për abcnews.al, në një ceremoni varrimi është vënë re pjesëmarrja e vetëm 2 makinave.
Nuk ka patur grumbullime masive dhe sipas informacioneve prej dy ditësh është vënë re se pjesëmarrësit janë reduktuar në maksimum.
Rojet dhe punëtorët e mirëmbajtjes në këtë varrezë kanë konfirmuar këtë fakt.
Ndërkohë numri i të prekurve në Shqipëri është rritur ndjeshëm ditën e sotme. Në total janë infektuar 33 persona./abcnews.al