ABC News në Turqi/ Infrastruktura në aeroporte dhe spitale kaotike, 4 shqiptarë të prekur nga tërmeti

schedule14:19 - 7 Shkurt, 2023

schedule 14:19 - 7 Shkurt, 2023

Pas tërmetit shkatërrues që preku ditën e djeshme zonën juglindore të Turqisë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur, gazetari i ABC News, Arlind Isai ka zbarkuar fillimisht në Stamboll.

Isai bën me dije se Turqia është në një situatë kaotike, kjo për shkak edhe të motit të keq që ka kapluar vendin.

Gazetari bëri me dije se në Turqi ka probleme me infrastrukturën e aeroporteve dhe atë të spitaleve, pasi në zonat e prekura raportohet për dhjetëra mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe se po akomodohen në ambientet e jashtme.

Sa i përket shqiptarëve  që jetojnë në zonën e prekur nga tërmeti, Arlindi bën me dije se janë afektuar 4 prej tyre, për fat të mirë nuk janë lënduar, por kanë pasur dëme materiale.

“Turqia është përfshirë nga një kaos, duke parë edhe sektorin e aviacionit civil. Shifrat në viktima pritet të rriten akoma në vijim, ndërsa janë rreth 20 mijë banesa të shkatërruara.

Sektorë të ndryshëm të transportit kanë pasur vështirësi. Të prisje një biletë për të dalë nga Stambolli sot ishte një sfidë.

Ne ja dolëm të gjejmë një mënyrë për të ushëtuar ditën e nesërme nga zonën e prekur nga tërmeti.

Një informacion pozitiv në këtë situatë katastrofike ka të bëjë me personat shqiptarë që janë afektuar. Bëhet me dije se vetëm 4 qytetarë shqiptarë janë afektuar, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar, por ka dëme materiale. Ata janë udhëzuar nga autoritet se ku duhet të strehohen,” tha Arlind Isai nga Turqia.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!