ABC News në shtëpine e të moshuarve në Tiranë, si po mbrohen nga Koronavirusi

schedule13:05 - 13 Mars, 2020

schedule 13:05 - 13 Mars, 2020

ABC News ka bërë një vëzhgim në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Në këtë institucion në Tiranë ndodhen në total 41 të moshuar.

Nga çfarë është mësuar 4 prej të moshuarve, pas thirrjes së bërë nga qeveria kanë preferuar të shkojnë në familjet e tyre deri në momentin që situata me koronavirusin do të normalizohet më pas do të rikthehen sërisht.

ABC News ka përcjellë të gjithë njoftimet e autoriteteve shëndetësore dhe qeveritare për kujdes të veçantë sidomos të kësaj kategorie pasi nga ajo që dihet, të moshuarit janë kategoria më e prekur të cilët prek me pasoja ky virus për shkak të imunitetit por edhe për shkak të shqetësimeve të tjera që kjo moshë ka.

Sic raportoi gazetari i ABC News Juxhin Mustafaraj  mjekja që kujdeset për këta të moshuar tha se të moshuarit do të qëndrojnë për 2 javë të vetëkarantinuar dhe se për tu kujdesur për ta ka vendosur që edhe stafi që punon për kujdesin e tyre të qëndrojë me ta për 2 javë.

“Krahas vetëizolimit që i është bërë të moshuarve, edhe vetë stafi që punon në këtë institucion ka vendosur që të qëndrojë i vetizoluar për 2 javë brenda institucionit. Me dashamirësi dhe mirëkuptim kemi vendosur që të shërbejmë në shtëpinë e të moshuarve 24 orë për 2 javë. Deri në këto momente nuk ka patur asnjë rast me probleme shëndetësore të gripit ndërsa me problemet kronike vazhdojnë të mjekohen si zakonisht. Pjesën ushqimore e sjellin persona të caktuar, të cilët e lënë jashtë ambientit, disa prej nesh e marrin me doreza dhe e dorëzojnë me doreza”, tha mjekja.

Ajo bëri edhe një apel për të gjithë të moshuarit të cilët ditën e sotme janë parë të shëtisin pa asnjë shqetësim në rrugët e Tiranës.

“Do ju sugjeroja të gjithë të moshuarve, të qëndronin brenda shtëpive, është më e mira për të gjithë ne”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!