ABC News në Gaziantep/ Nën rrënojat e pallatit 11-katësh dyshohet se janë rreth 100 persona, asnjë trup i nxjerrë sot

schedule14:29 - 9 Shkurt, 2023

schedule 14:29 - 9 Shkurt, 2023

Ekipi i ABC News prej disa ditësh ka zbarkuar në Turqi, ndërsa ditën e sotme ishte i pozicionuar në një nga qytetet më të prekura, siç është Gaziantep.

Gazetari Arlid Isa, në një lidhje live, u shpreh se dita e sotme nuk ka qenë e mirë për ekipet e kërkim shpëtimit pasi deri më tani nuk është nxjerrë asnjë trup.

Isai theksoi se në pallatin 11-katësh të sheshuar nga tërmeti në të cilin ishin vendosur sot ekipet e kërkimit dyshohet se ka nën rrënoja rreth 100 persona.

“Rezultatet e operacionit këtu ku ndodhemi ne nuk janë të mira. Ende nuk ka një trup të nxjerrë edhe pse përpjekjet kanë qenë në maksimum.

Në këto momente është ulur ritmi. Në një moment pati sinjale që mund të ketë një person të gjallë në rrënoja, por ende nuk ka një rezultat. Mbetet të shohim çfarë do të ndodhë.

Pak më parë pati një situatë të ngjashme, u kërkua qetësi maksimale, por nuk pati rezultat. Zona është e dëmtuar rëndë. Godinat po merren me radhë nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Aktualisht ka një pakësim të forcave të angazhuara. Ajo që është e rëndësishmja është që sot nuk është mundur të nxirret askush.

Banorët janë të gjithë në rrugë. Energjitë e tyre po vijnë në rënie. Ka pasur një numër më të madh njerëzish paradite. Hynë tanimë në lojë edhe faktorët negativë që ndikojnë jo mirë për ekipet.

Tani janë futur në punë edhe skavatorët që po ndihmojnë ekipin e shpëtimit. 

Në pallatin e shembur dyshohet se brenda tij ka pasur rreth 100 banorë. Pallati 11 katësh është shembur që në goditjen e parë dhe kjo e bën më të zymtë situatën,” u shpreh Arlind Isa.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!