ABC News në fshatin e të rinjve/Autori paralajmëroi vrasjen

schedule13:13 - 22 Janar, 2018

schedule 13:13 - 22 Janar, 2018

Vrasja e 21-vjeçares Arjela Murataj ishte paralajmëruar nga vetë autori i krimit Aldison Beluli. ABC News shkoi në fshatin Zharrez të Fierit,  prej nga ishin dy të rinjtë dhe mësoi detaje të reja rreth tragjedisë.

Një për mua dhe një për të. Kështu ishte shprehur 23 vjeçari Beluli në këtë lokal në qëndër të fshatit Zharrëz, një javë më parë duke vendosur 2 plumba në tavolinë. Kjo ndodhi pasi të afërm të 21 vjeçares e kishin takuar duke i kërkuar të hiqte dorë nga vajza, sepse ajo nuk e donte.

Studentja Erjola Murataj kishte kërkuar ndihmën e të afërmve të saj për ta bindur 23 vjecarin të mos e ngacmonte më. Dy të rinjtë banonin në fshatra fqinj me njëri tjetrin. Aldo Beluli në Zharrëz dhe Arjela në Dukas. Ata kishin frekuentuar të njëjtën shkollë të mesme.

Ndërkohë që familjarët e Ariela Murataj kanë hapur sot dyert e mortit, Aldison Beluli, personi që qëlloi mbi 21-vjeçaren dhe më pas mbi veten, ndodhe në gjendje të rëndë në spital. Shkak për ngjarjen dyshohet refuzimi i vajzës për lidhje me autorin.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci