EKSKLUZIVE/ Familjarët e Almir Dacit: Nuk kemi informacion, kërkojmë kthimin e fëmijëve

schedule11:45 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:45 - 27 Tetor, 2020

Almir Daci nga fshati Leshnicë i Pogradecit, është një ndër shqiptarët e vrarë pasi i është  bashkuar luftës për xhihad në Siri. Familjarët e Dacit përveç humbjes së djalit të tyre jetojnë me dhimbjen se nuk kanë asnjë informacion dhe asnjë kontakt me gruan dhe tre fëmijët e djalit të tyre.

Në një prononcim për gazetaren e Abc News Ledjona Xheladinaj, ato theksojnë se kanë bërë të gjithë apelet dhe denoncimet e nevojshme, dhe e vetmja që kërkojnë tashmë është një informacion nga familja e Almirit e ngelur në Siri.

Nëna e Almirit shprehet se dëshira e saj është kthimi i fëmijëve të tij në Shqipëri.

Lë të kthehen sa më parë fëmijët, e kam thënë 100 herë këtë”, është shprehur nëna e Almirit.

Ndërkohë një nga familjarët thekson se nuk duan që të shqetësohen më, ato i kanë dhënë të gjithë shqetësimet e tyre dhe denoncimet por nuk duan më të shqetësohen.

Që në momentin që na ka thënë se ka humbur jetën Almiri ne nuk kemi asnjë kontakt me Emanulelën. Ajo ka tre fëmijë dy i ka pas që kur iku nga këtu dhe një që i ka lindur andej”, ka thënë ajo.

Ndërkohë kryeplaku i fshatit, Vladimir Lipo në një intervistë për Abc News është shprehur se me familjen e Almirit nuk ka shumë kontakt, pasi duket se ato janë të lodhur nga pritja dhe e vetmja dëshirë që ato kanë është kthimi i pjesës së familjarëve të tij të mbetur në Siri.

Ndër të tjera Lipo thekson se ka dhe familje të tjera në Leshnicë të cilat kërkojnë kthimin e familjarëve të tyre  të cilët kanë ngelur në Siri.

“Unë di që familja e Almirit me ikjen e tij, është e lodhur dhe e stresuar, sa ishte gjallë babai i tij kërkonin që shteti të interesohej në lidhje me familjen e djalit të tij. Unë e di që ai ka dy fëmijë, por gjatë kohëve të fundit pas interesimit të shumë gazetarëve që kanë shkuar në shtëpinë e Almirit kanë kërkuar që të mos kenë më kontakt me asnjë në lidhje me këtë, Nëna e tij është e paralizuar dhe nuk ka fuqi, që të japë detaje vëllai thotë se është i informuar se

Bashkëshortja di që ka qenë ajo që i ka vënë në dijeni në lidhje me vrasjen e Almirit. Ajo ka qenë një grua e mirë dhe e respektueshëm. Almiri ka qenë dhe një ndër personat që kërkoi që të bëhej xhamia në fshat. Nga të gjithë djemtë që njoh ai ishte një ndër më të mirët që unë njihja, dhe kur ai ka ikur në Siri ne jemi shokuar të gjithë. Ka edhe familje të tjera është një familjar me emrin Hamza dhe një Ai të cilët kërkojnë se çfarë është bërë me fëmijët e tyre që kanë ikur në Siri. Unë di që në Familjen e Almir Dacit ka ardhur OFL dhe ka kërkuar që familjarët të firmosin në kërkesë, por ë nuk kanë pranuar të firmosin asgjë pasi Almiri ska lënë asgjë.

Unë kisha rastin që të takohesha me të ndjerin babain e Almirit dhe kërkesa e tij e vetme ishte që të gjente fëmijët dhe të dinte se çfarë ishte bërë me fatin e gruas së të birit”, ka thënë Lipo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!