Myslimanët kremtojnë sot Fiter Bajramin, mijëra besimtarë mbushin sheshin “Skënderbej”

schedule06:10 - 13 Maj, 2021

schedule 06:10 - 13 Maj, 2021

Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë, ndërsa televizoni ABC transmeton drejtpërdrejt këtë ngjarje të rëndësishme për besimtarët mysliman.

Ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta. Këtë vit pas lehtësimit të masave anti Covid besimtarët u falën në sheshin “Skënderbej”.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një ditë më parë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!