Emisioni “ABC e Mëngjesit” ka pasur një lidhje direkte me miqtë e televizionit T7 në Kosovë. Kjo lidhje ka treguar atmosferën shumë të ngrohtë që është krijuar mes kolegëve. Ata kanë shkëmbyer edhe eksperiencat e tyre, duke theksuar vështirësinë e të zgjuarit herët në mëngjes.
“Unë banesën e kam afër, 6:30 zgjohem dhe 6:45 jam në studio”, tha Shpendi i T7.
“Shpendi është shumë me fat që e ka banesën shumë afër, ndërsa unë zgjohem më shpejt dhe detyrohem ndonjëherë të bëhem gati më shpejt”, u shpreh Suzana.
Gjithashtu, Shpendi zbuloi se çfarë bëjnë gjatë kohës së reklamave: “ Ne në publicitet zakonisht bëjmë foto”.
Nga ana tjetër Keli tregoi me plot humor: “Ndërsa ne i bëjmë kur lexoj unë gazeta. Kemi njerëz që i torturojmë”./abcnews.al