​Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve

schedule16:44 - 8 Qershor, 2023

schedule 16:44 - 8 Qershor, 2023

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott deklaroi se nuk e ka lexuar ende draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj në lidhje me situatën aktuale në veri.

Para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, Abbott tha se njësia speciale nuk duhet të veprojë si roje për ndërtesat.

Ambasadori britanik shtoi se është një kohë e vështirë dhe Kosova duhet të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!