Abazoviç: Shpallja e zgjedhjeve është antikushtetuese

schedule12:52 - 24 Prill, 2023

schedule 12:52 - 24 Prill, 2023

Kryeministri Dritan Abazoviç këtë të hënë sërish ka theksuar faktin se ai është kundër datës së caktuar të zgjedhjeve nga Milo Gjukanoviç.

Abazoviç është shprehur se nuk e di nëse kuvendi do e shqyrtojë apo jo dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por ai e ka qëndrimin e qartë në këtë drejtim dhe nuk ndryshon mendimin se vendimi për zgjedhjet ishte antikushtetues.

Mënyra se si janë shpallur zgjedhjet është antikushtetuese, pikë, nëse shumica apo pakica e pranojnë atë, atëherë le të mos e kundërshtojnë të drejtën e presidentit të zgjedhur, Milatoviç për shpalljen e zgjedhjeve në çdo kohë pa iu referuar ligjit. Ata që flasin nuk e dinë se cilit nen të ligjit i referohet Gjukanoviç”, ka thënë kryeministri.

Ndërkohë ai ka theksuar se zgjedhjet në Malin e Zi do të zhvillohen kur të vendosë vetë presidenti, nëse ai ofron zgjidhje.

“Kuvendi duhet të marrë vendim për shkurtimin e mandatit dhe pastaj presidenti i ri të hapë konsultime me të gjithë, edhe me opozitën dhe kur të dëgjojë të gjitha subjektet, të marrë vendim për zgjedhjet. Është e thjeshtë në mënyrë dhe të zbatueshme, çdo gjë përtej kësaj është dhunë, por nuk është e panjohur në Mal të Zi”, shtoi Abazoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!