Abazoviç “përplaset” me partinë e presidentit të ri Milatoviç për zgjedhjet parlamentare

schedule15:04 - 10 Prill, 2023

schedule 15:04 - 10 Prill, 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të Lëvizjes Evropa Tani, Andrej Miloviç, i cili dje tha se propozimi i kryeministrit për të shfuqizuar dekretin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpërndarjen e Kuvendit, tregon se ai nuk njeh ligjin dhe kushtetutën.

Abazoviç u shpreh se është kundër zgjedhjeve parlamentare dhe se nuk është problem të shkohet në zgjedhje më 11 qershor, shkruan Vijesti.

“Nëse duam të vendosim një sistem autokracie, në mënyrë që presidenti të shpërndajë parlamentin në çdo kohë – le të thonë ata juristët e mëdhenj. Unë nuk kam problem, le të thonë, nëse është e mundur, nuk ka problem. Pastaj informoni presidentin e ri që gjatë mandatit pesëvjeçar çdo sekondë mund të shpërndajë parlamentin e shtetit.

Nëse kështu thonë z.Miloviç dhe avokatë të tjerë që dolën përpara, atëherë nuk do ta komentoj më, kështu qoftë. Kur Gjykata Kushtetuese nuk do të mbrojë rendin juridik, ne duhet ta mbrojmë në pozicione të tjera”, theksoi ai.

Disa ditë më parë, Dritan Abazoviç i bëri thirrje presidentit të ri, Jakov Milatoviç që të rrëzojë dekretin e Milo Gjukanoviçit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!