Abazoviç: Ne duam një qeveri të pakicës, pjesë mund të jenë dhe disa nga ministrat aktualë

schedule13:43 - 17 Janar, 2022

schedule 13:43 - 17 Janar, 2022

Në kuadër të situatës politike në të cilën ndodhet Mali i Zi, kreu i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç ka deklaruar se qeveria e pakicës mund të jetë zgjidhje e situatës.

Në një konferencë për mediat ai është shprehur se ka biseduar me aktorë të shumtë nga skena e brendshme politike, partnerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme.

Sipas tij në qeverinë e re mund të jenë edhe ministrat aktualë në modelin e qeverisjes së pakicës që ata propozojnë dhe se do të dëshironte që DF dhe DPS të mbështesin konceptin që ata propozojnë.

“Tani kemi ardhur në një situatë ku kur duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane, të zgjedhim një prokuror suprem të shtetit, të krijojmë një shtet të së drejtës, nuk e dimë nëse kemi 41 deputetë, e lëre më shumë. Ne kurrë nuk do të mbështesim frikacakët politikë, ne ofrojmë një model që besojmë se është një zgjidhje e mundshme, nuk ia imponojmë askujt, është një zgjidhje e mundshme që do t’i ofrohet 81 deputetëve dhe nëse është e mundur të mbështetet të paktën nga 49 deputetë“, shtoi Abazoviç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse nuk do të gjendet një zgjidhje në këtë drejtim, zgjedhjet janë dhe rruga e vetme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!