Abazoviç: Milatoviç të anulojë vendimin e Gjukanoviçit për zgjedhjet parlamentare

schedule07:52 - 9 Prill, 2023

schedule 07:52 - 9 Prill, 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviç u shpreh se Milatoviç duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva, shkruan Vijesti.

Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviq të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.

Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!