Abazoviç: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

schedule10:46 - 14 Prill, 2023

schedule 10:46 - 14 Prill, 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se kanë raporte të shkëlqyera me Kosovën.

Deklaratën, Abazoviç e dha këtë të premte në Prishtinë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abazoviç u shpreh se qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht se atje kanë ndodhur disa procese politike, duke iu referuar zgjedhjes së presidentit të ri, Jakov Milatoviç.

“Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja historike. Ideja jonë është të krijojmë qasje më të lehtë për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!