Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është shprehur sot se vendi i tij e mbështet kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.
“Është në interesin e përbashkët që Evropa të jetë e fortë dhe e bashkuar në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit,” tha Abazovic në një takim me ambasadorin finlandez në Podgoricë Kim Lahdevirt.
“Ne presim mbështetje edhe më të madhe nga Finlanda në përpjekjet tona për t’u bërë vendi i parë anëtar i BE-së”, shtoi kryeministri, cituar nga mediat rajonale.
Mali i Zi, i pavarur që nga viti 2006 kur u shkëput nga Bashkimi me Serbinë me anë të një referendumi, u bashkua me NATO-n si vendi i 29-të anëtar në qershor 2017, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia.
Vendi i fundit që iu bashkua Aleancës Atlantike ishte Maqedonia e Veriut. /abcnews.al/