Abazoviç kryeministër i Malit të Zi pas rrëzimit të qeverisë? Analisti: Cilat janë shanset

schedule22:31 - 4 Shkurt, 2022

schedule 22:31 - 4 Shkurt, 2022

Parlamenti i Malit të Zi ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zdravdko Krivokapiç, duke votuar me 43 vota pro mocionit të mosbesimit.  Kristjan Dukaj analist në Mal të Zi, ka qenë i ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc për të diskutuar lidhur me këtë zhvillim të fundit.

“Pas një seance maratonë qeveria është rrëzuar.  Të gjithë deputetët e zotit Gjukanoviq votuan për rrëzimin e kësaj qeverie.  DPS ka 30 deputetë, 29 prej tyre votuan bashkë me Dritan Abazoviç për të rrëzuar qeverinë. Komplet opozita votoi përveç njërit që nuk ishte”, tha ai.

Pasi Kuvendi ka shkarkuar me 43 vota pro, kryeministrin Zdravdko Krivokapiç, të hënën zhvillohet seanca për shkarkimin e kryetarit të parlamentit.

“Të hënën në Mal të Zi do të zhvillohet seanca tjetër ku do votohet për shkarkimin e kryetarit të parlamentit të Malit të Zi. Është interesante që gjatë votimit të sotëm fronti demoratik dolën nga salla dhe nuk votuan as pro as kundër. Rol kyç kishte dhe partia Bardh a Zi në votim”, shtoi Dukaj.

Rol kyç në votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë ka pasur dhe  grupi parlamentar “Bardhezi”. Kujtojmë që zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç ka propozuar tashmë të krijohet një qeveri e re e pakicës, ku disa prej përfaqësuesve të minoritetet e kanë propozuar pikërisht Abazoviçin për kryeministër. Sa mundësi do të ketë ai?

Abazoviç tha se do fillojë diskutimet me të gjitha partitë. 49 deputetë duhet ta përkrahin formimin e një qeverie të re. Nëse kjo nuk arrihet shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Kjo është e vështirë që të arrihet”, shtoi analisti.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiçit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.

I ftuar në emisionin “Ballkan” ishte edhe Drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj i cili ka folur për vizitën e Lajçak dhe Escobar, për mesazhin që u dha dhe çfarë shije la në Prishtinë.

“Lajçak kishte takime produktive në Prishtinë. Çështja e parë ka të bëjë me faktin se kushte një gjuhë ndryshe nga vizita e Lajçak në Prishtinë. Na kujtohen fjalën e Lajçak se kushtetuta nuk është as kuran dhe as bibël. Vizita e kësaj here ishte shumë më e matur. Kjo vizitë është një kthesë në raport me qasjen që ka pasur Lajçak një vit e gjysmë më parë në Prishtinë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!